Në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, më 31 dhjetor 2025, është raportuar një rast i dëmtimit dhe vjedhjes në objektin e Ibër-Lepencit. Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e objektit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit, shkruan rajoni.org.
Përveç dëmtimit të trafos, të dyshuarit kanë vjedhur kabllot dhe vajin, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth 15 mijë euro. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.