Boksieri shqiptar Denis Berisha ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë në turneun prestigjioz “Ringlife Combat Underground 2”, shkruan rajoni.org.
Edhe pse 10 kilogram me pak së kundërshtarët e tij, Berisha tregoi aftësi dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, duke mposhtur bokseret nga Rusia dhe Gjermania në fazat kualifikuese. Me këtë performancë të shkëlqyer, ai arriti të shpallet kampion i këtij turneu, duke ngritur lart flamurin shqiptar.
Ky triumf është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij në sportin e boksit, duke e vendosur atë në radhën e boksierëve më premtues në skenën ndërkombëtare.
Fansat dhe mbështetësit e sportit në Shqipëri e kanë përgëzuar Berishën për këtë arritje, duke e cilësuar atë si një inspirim për brezat e rinj të boksierëve shqiptarë.