Deputet i Bundestagut Gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se është i shqetësuar me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Hacker tha se “liria e medias është përmirësuar në Kosovë gjatë viteve të fundit”, por shton se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për heqjen e licencës së biznesit Klan Kosova do të ndikojë negativisht në pluralitetin mediatik”.