E premte, 25 Tetor, 2024

PAMJE | Deputeti i VV-së s’i frikësohet as ministrit Peci e as inspektorëve, në hapësirë të mbyllur e pi duhanin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është zotuar për çrrënjosje të pirjes së duhanit në hapësira të brendshme, ashtu “siç po e rrënjos çdo ditë kancerin” në ministrinë e tij. Megjithatë, ultimatumeve të tij duket se nuk po ua kanë frikën deputetët që vijnë nga partia me të cilën është në koalicion.

Lexues të Insajderiit kanë dërguar fotografi të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, njëherësh edhe kryetar i degës së VV-së në Gjakovë, duke pirë duhan në hapësira të mbyllura.

Të njëjtit kanë bërë me dije se fotografia është realizuar sot (të dielën) në një nga kafiteritë në Gjakovë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati premtuar zero tolerancë për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

“Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, pati deklaruar ai.

Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer