E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Deputetja e zëshme për Kosovën: Radoiçiqi ende i lirë në Serbi, Beogradi pa asnjë përgjegjësi për sulmin

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kujtuar një mujorin e sulmit në Banjskë ku një grup i udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i armatosur rëndë, sulmoi policinë e Kosovës.

Kearns thotë se edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga sulmi, Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon të mos ndëshkohet për këtë veprim, ndonëse thotë se i ka parë vetë armët që thotë se kanë ardhur pikërisht nga Beogradi.

“Ka kaluar tashmë një muaj që kur Radoiçiqi pranoi fajësinë për sulmin paramilitar në Kosovë me Beogradin që ia ofroi armët. Por ai ende mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit. I kam parë armët, dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut – ata meritojnë drejtësi”, shkroi Kearns.

Deputetja britanike qëndroi disa ditë në Kosovë gjatë kësaj jave, ku takoi krerët institucionalë.

Ishte vetë Kearns ajo që alarmoi muaj më parë për futjen e armatimit nga Serbia në Kosovë, gjegjësisht nëpër manastiret ortodokse, përmes autoambulancave.

E muaj më vonë, një grup që fillimisht besohej se përbëhej prej rreth 30 personash, e që më vonë u tha se përbëhej nga mbi 90, sulmuan policinë e Kosovë në Banjskë të Zveçanit duke vrarë një e duke lënë të plagosur e të lënduar edhe dy të tjerë.

Nga aksioni i njësive speciale të PK-së kundër këtij grupi, tre nga terroristët serbë mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u arrestuan.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer