Shoferi i veturës që e ka goditur 80-vjeçaren sot në Drenoc të Klinës, e cila ka vdekur pas lëndimeve të marra, është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku njoftuan se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
E ndjera ishte goditur derisa ishte duke e kaluar rrugën me bashkëshortin e saj.