Sunday, August 3, 2025

Dërgohet pa shenja jete një foshnje në spital në Klinë, policia nis hetimet

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klinës mëngjesin e së shtunës, më 2 gusht 2025.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është pranuar rreth orës 10:30, kur foshnja e gjinisë mashkull është sjellë në spital pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Ndërsa, policia ka nisur hetimet për rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer