Wednesday, April 8, 2026

Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes, tjetri i lënduar

Një punëtor ka vdekur sot në Strellc të Deçanit pasi e kanë zënë disa dërrasa në punëtori. Bashkë me të ka qenë edhe një punëtor tjetër, i cili ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima vdiq në spital.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve”.

Gashi shtoi se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer