E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Dëshmitari thotë se Bahri Nuredini e Driton Mehaj ia kanë mundësuar një kompanie të papërgjegjshme aplikimin dhe fitimin e tenderit

Prishtinë – Në gjykimin për korrupsion ndaj dy ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, dëshmitari Agon Krasniqi ka thënë se të akuzuarit ia kanë mundësuar një kompanie të papërgjegjshme aplikimin dhe fitimin e tenderit.

Pikë së pari, ia kanë mundësu një kompanie të papërgjegjshme me apliku dhe me fitu një tender edhe konsideroj që konform kryerjes së punëve dhe pagesave që janë bërë, është një diskrepancëjashtëzakonisht e madhe”, tha Krasniqi. 

Në këtë rast, Nuredini dhe Mehaj po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke dëmtuar buxhetin publik prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Krasniqi, në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka mohuar që të akuzuarit të kenë penguar ndonjë kompani të përgjegjshme që të aplikojë në këtë tender.

Ai ka thënë se nuk ka njohuri nëse të akuzuarit në fjalë kanë përfituar personalisht në ndonjë mënyrë nga ky projekt.

Po ashtu, ai tha se nuk është në dijeni nëse veprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me detyrat dhe kompetencat që i kanë pasur.

Paraprakisht, dëshmitari Krasniqi ka treguar se procesi i koncesionimit të aeroportit ka pasur shumë akterë, ndërsa sipas tij, në këtë proces kanëndihmuar zyra e PPP-së dhe këshilltarë të jashtëm prej USAID, emrat e të cilëve ai tha se tani nuk i kujtohen.

Sipas tij, ata kishin vlerësuar se mjetet të cilat ishin në konton e aeroportit “Adem Jashari”, do t’i ndihmonin Agjencisë së Navigimit së paku për 3 ose 4 vitet e ardhshme që të ketë një qëndrueshmëri financiare.

Pra, sipas tij, mjetet nuk kanë qenë të destinuara për investime kapitale.

Kam qenë kundër që këto mjete të shpenzohen në investime kapitale, se këto mjete kanë qenë tëdedikuara për qëndrueshmëri financiare, për rroga,për shpenzime”, tha tutje ai.

Mirëpo, theksoi se nuk ka njohuri nëse edhe drejtorët tjerë kanë qenë kundër, duke shtuar se ai kishte qenë përgjegjës për pjesën e navigimit.

“…por në çdo rast ka vendos bordi, nuk është niveli i drejtorëve që ka vendos”, tha dëshmitari Krasniqi.

Ndërsa, ka mohuar të ketë përpiluar ndonjëkundërshtim për këtë proces në atë kohë.

Sipas tij, po të ishte finalizuar projekti që tani ështëkontestues në këtë çështje penale sipas kërkesave dhe specifikave, do të ishte një projekt shumë i mirëpër vendin, por nuk është përfunduar asnjëherë.

Koha kur dëshmitari Krasniqi e ka konsideruar tëdëmshëm këtë projekt, ka qenë momenti kur ai kishte kërkuar llogari dhe raporte por të njëjtat nuk ishin dhënë.

Pra sipas tij, proces i dëmshëm ka qenë kur kompania TCNnga Shqipëria ka filluar punën me disa montime e instalime nga njerëz jokompetentë.

“Procesi i dëmshëm ka qenë kur kompania TCNnga Shqipëria ka ardhë me një ish-inxhinier tonin, punëtor i cili si të gjithë inxhinierët tjerë tek ne i ka dijet e kufizuara në këto sisteme dhe ka fillu një punë me montimin, çmontimin, transferimin, instalimin nga njerëz jokompetentë, pasojat e të cilit ende i bartim”, tha dëshmitari Krasniqi.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo kompani nuk ka përgatitje profesionale.

Tutje, Krasniqi deklaroi se në këtë proces e dëmtuar është Agjencica e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA).

“Sepse nuk i kemi përfitu ato që kanë qenë të parapara me kontratë, si: pjesët rezervë, rilokimi i radarit deri në certifikim, pozitat operuese të kontrollorëve, të gjitha këto janë të specifikuara në raporte inventarizimit”, tha i njëjti.

Ndryshe, deklarimin e tij, dëshmitari Krasniqi e kishte nisur në seancën e 29 nëntorit 2023, ku kishte deklauar se në projektin investues të aeroportit ishin shtuar dy kritere; futja  e licencës për punë ndërtimore dhe licenca për punë elektrike, e që sipas tij, me vendosjen e këtyre iu ishte mundësuar kompanive joprofesionale të aplikojnë në tender.

Po në atë seancë, Krasniqi kishte thënë se prej vitit 2021, është emëruar  zëvendësmenaxher i zyrës së drejtorit të ANP-së.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 11 maj 2022 nga Prokuroria Speciale, Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas aktit akuzues, Nuredini në cilësi të kryeshefitekzekutiv të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) dhe Mehaj në cilësinë e Menaxherit të Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese në AShNA, akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM), kanë iniciuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit, ashtu që më 8 dhe 9 shtator, përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN InternationalSh.P.K., me vlerë të përgjithshme prej 7 milionë e 808 mijë e 296 euro.

Të njëjtit, me këto veprime, thuhet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik në lartësi prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro.

Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.  /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer