Saturday, July 26, 2025

Dështon edhe në tentativën e 52’të zgjedhja e kryetarit

Ka dështuar për herën e 52`të, tentimi për të themeluar organet e reja të Kuvendit të Kosovës, si kryetarin dhe nënkryetarët.

As në përpjekjen e 52’të, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin 30 ditor, partia që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta zgjedh kryetarin e Kuvedit dhe nënkryetarët.

Në krejt këtë situatë, dje Gjykata Kushtetuese ka dal me një njoftim në përgjigjen e PDK dhe LDK, ku ka thënë se pas 27 korrikut deri më 8 gusht, Kuvendi nuk guxon të marrë asnjë veprim e asnjë vendim.

Në të njëjtën kohë, në Gjykatën Kushtetuese ka një kërkesë të presidentes Vjosa Osmani e cila ka dërguar disa pyetje sqaruese se çfarë mund të ndodh ose cilat janë pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, siç ka thënë Gjykata Kushtetuese.

Për 52 herë sa janë mbledhur deputetët, çdo 48 orë që nga 15 prilli kur ishte seanca e parë, partia që drejtohet nga Albin Kurti nuk ka arritur t`i bëjë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit e ku VV doli e para me 42% apo 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti dy herë gjatë kësaj kohe çoi letër në adresë të LDK`së, njeherë për takim, e në të dytën për bashkëqeverisje, por kjo ishte refuzuar kategorikisht nga lideri i LDK, Lumir Abdixhiku.

Kurti kishte takuar edhe me liderin e PDK`së, Memli Krasniqi jo për bashkëqeverisje, por për ta kaluar ngrëçin në Kuvendin e Kosovës.

Në krejt këtë kohë, Albin Kurti kishte pasur disa takime me kreun e NISMA, Fatmir Limaj por që deri në këto momente nuk kanë prodhuar asgjë takimet e tyre.

Limaj po insiston për kryetarin e Kuvendit, përderisa Kurti tashmë është betonuar për emrin e Albulena Haxhiut.

BE dhe vendet e QUINTIT disa herë kanë insistuar që institucionet e reja të formohen sa më shpejt, por që kjo thirrje ka rezoltuar pa asnjë sukses.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer