Saturday, July 26, 2025

Dështon edhe seanca e 53’të, deputet mblidhen sonte edhe një herë në orën 22:00 për seancë konstituive

Plot 53 herë deputetët kanë dështuar të arrijnë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Të shtunën, në seancën e orës 14:00 ligjvënësit nuk arritën në zgjidhje të bllokadës politike. Një tjetër seancë u paralajmërua sonte nga ora 22:00. 101 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar kthim në rend të ditës, rrjedhimisht procedimin në votimin për kryeparlamentar dhe jo për komisionin për votim të fshehtë. Atyre u është ndalur fjala nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

You can skip this ad in 4Advertisement
Për të 53-tën herë deputetët do të mblidhen në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Do të jetë seanca e fundit sipas afatit 30-ditor që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim. E pas 27 korrikut, deputetët nuk mund të mblidhen më deri më 8 gusht pasi Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme, sipas të cilës ndalohen vendimet dhe veprimet e deputetëve deri më atë datë.

Gjykata Kushtetuese ka konsideruar që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve pas datës 27 korrik, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe.

Tutje thuhet se Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në vendim.

Nga ana tjetër, presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh – që zyrtarisht përfundon sot, më 26 korrik.

Deputetët 52 herë nuk janë pajtuar, fillimisht për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të shkurtit, për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. E më pas, partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë kanë kundërshtuar formimin e një komisioni për votim të fshehtë.

Ambasadorët e vendeve të huaja të premten kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Ata janë shprehur të zhgënjyer me politikanët që nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për zhbllokim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer