Thursday, May 8, 2025

Dështon edhe tentativa e 12 për konstituimin e Kuvendit, shtyhet seanca

Për herën e 12-të ka dështuar të shkohet me votim të fshehtë, e si rezultat, ka dështuar edhe hedhja në votim e emrit të Albulena Haxhiut.

Për herën e katërt me radhë, kryesuesi Dehari e ka hedhur në votim vetëm kërkesën për votim të fshehtë.

Jo edhe emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Fundi, i njëjtë. VV-ja nuk ka vota, opozita nuk e voton komisionin për votim të fshehtë, Albulena Haxhiu nuk zgjedhet kryetare e Kuvendit.

56 deputetë votuan për, 1 kundër, asnjë asbtenim.

Në tri përpjekjet e fundit për të konstituimin e Kuvendit, LVV-ja ka ndryshuar strategji. Në këto seancat, kryesuesi Avni Dehari nuk po e hedh në votim kandidaten e VV-së për kryetare, Albulena Haxhiu, por po insiston në formimin e komisionit për zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

Pavarësisht dështimeve të një pas njëshme, partitë politike kanë bërë me dije se nuk do të ndryshojnë qëndrim as një në seancën e sotme.

Të hënën, pas dështimit të fundit, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja po e dhunon shtetin.

“VV-ja po e dhunon jo veç Kuvendin, por krejt shtetin. Nuk mund të them më shumë. Për Albin Kurtin, Albulena është më e rëndësishme se 1 milion qytetarë. Po luan me Albulena Haxhiun, duke e mbajtur si kandidate që nuk po kalon. Sepse e ka më t ëlehtë ta sakrifikojë atë, sesa të dalë e të matet vet”, kishte thënë ai.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kishte vlerësuar se kandidatura e Albulena Haxhiut nuk do të kalojë as me votë të hapur e as me votë të fshehtë.

“Sa i përket votimit të fshehtë, janë dy arsye sepse ka filluar procedura e votimit dhe nuk mund të nryshohet në proces. Nëse do të duhej votim i fshehtë, do të duhej procedurë e re. Dhe do të duhej me këtë të propozohej kandidat të ri. E papranueshme dhe e palogjikshme. Dhe sa i përket refuzimit për votim të fshehtë, kjo është çështje transparece dhe mënyrës se si e shohin politikën. Nuk do të kishte asnjë rezultat të tjetër. Nuk kalon ajo kandidaturë.”, kishte thënë Gashi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer