Monday, March 30, 2026

Dështon në procedurë pushteti i Ferit Idrizit: Komuna e Vushtrrisë anulon tenderin 2 milion e 651 mijë euro

Komuna e Vushtrrisë, e udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK-së, ka anuluar tenderin për rregullimin e lumit Silnica, nga shkarkimi i lumit Podronqa deri te shkarkimi i lumit të fshatit Smrekonic, shkruan rajoni.org.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte 2,651,283.70 €.

Vendimi për anulimin e tenderit është marrë më 30 mars 2026 dhe mban nënshkrimin e zyrtarit Ilmi Azemi.

Në vendim thuhet se projekti do të ritenderohet në faza të mëvonshme.

“Autoriteti Kontraktues njofton se, në mbështetje të kërkesës së njësisë kërkuese dhe me qëllim të racionalizimit të aktivitetit të prokurimit, si dhe sigurimit të trajtimit të barabartë dhe mundësive të njëjta për Operatorët Ekonomikë, në përputhje me nenin 27 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), ka marrë vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit në fjalë.

Të gjithë Operatorët Ekonomikë të interesuar njoftohen se aktiviteti i lartpërmendur do të ritenderohet në një fazë të mëvonshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky vendim mbështetet në nenin 62, paragrafi 2, nenparagrafi 2.2 të LPP-së, në ndërlidhje me nenin 43, paragrafi 8 të Rregullores nr. 001/2022 për Prokurimin Publik.

Arsyetimi për anulimin e këtij aktiviteti është paraqitur në mënyrë të detajuar në Njoftimin mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues, i cili përbën pjesë integrale të këtij vendimi,” thuhet në vendim, përcjell rajoni.org.

Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer