PDK në Skenderaj mbrëmë ka mbajtur një tubim të zbehtë me fshatrat e bashkësisë lokale në Runik. Kjo parti në këtë tubim ka bërë prezantimin e kandidateve për deputete në Kuvendin e Kosovës, shkruan portali rajoni.org.
Në bazë të pamjeve të ‘cunguara’ të publikuara nga kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, z. Sami Lushtaku, shihet së salla nuk ishte arritur të mbushet as deri në gjysmë me pjesëmarrës.
Gjendje e njëjtë ishte edhe në tubimin e saj në një odë në Polac të Skenderajt, ku pothuajsë me shumë kishte delegacion së sa mbështetës.