Për të nëntën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.
Në seancën e së enjtes nuk ka kaluar komisioni i propozuar për të mundësuar votim të fshehtë për kryeparlamentarin.
“Në votim për 55 deputetë, kundër 1, abstenim nuk ka. Detyrohemi që të ndërpresim seancën. Shihemi më 3 maj ora 10:00”, tha kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari.
Në përpjekje për të zgjidhur bllokimin, kryeministri Albin Kurti ka ftuar për sot në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Takimi ka pasur si synim të diskutohej një mundësi për zgjidhjen e ngërçit, nuk ka prodhuar rezultat.
Lumir Abdixhiku nuk është paraqitur në takim, ndërsa Memli Krasniqi edhe pse pranishëm, takimi nuk ka sjellë ndonjë rezultat konkret.