Tuesday, April 15, 2025

Dështon tenderi milionësh për rregullimin e objektit të Gjimnazit dhe shkolles së Mesme Ekonomike në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka anuluar tenderin me vlerë të parashikuar prej 1,240,000€, që kishte për qëllim rregullimin e objektit të Gjimnazit Frang Bardhi dhe SHMLE Hasan Prishtina., shkruan portali rajoni.org.

Kështu është bërë e ditur në E-prokurim ku shkruan se është anuluar aktiviteti i prokurimit me titull “Rregullimi i objektit të Gjimnazit Frang Bardhi dhe SHMLE Hasan Prishtina”.

Sipas vendimit të lëshuar nga zyrtari, Kushtrim Mehaj, arsyeja e anulimit është tejkalimi i vlerës së parashikuar nga ofertuesit dhe mungesa e mjeteve buxhetore.

“Zyra e Prokurimit ju njofton se pas perpjekjeve të shumta që të siguron mjete shtesë në lidhje me aktivitetin e prokurimit me titull: “Rregullimi i objektit të Gjimnazit Frang Bardhi dhe SHMLE Hasan Prishtina”, me nr.prokurimi: 642-24-10218-5-1-1, ANULON aktivitetin e prokurimit në fjalë për shkak të tejkalimit të vlerës së parashikuar ku sipas Ligjit pör ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për Prokurim Publik te Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Neni 62 paragrafi 2 Autoritetet kontraktuese-mund të perfundojne atë aktivitet te prokurimit i cili nuk do te rezultoje në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet: paragrafi 2.1. te gjithe tenderët e përgjegjshëm permbajne çmime që e tejkalojne buxhetin e autoritetit kontraktues per aktivitetin e prokurimit. Andaj, ne si Autoritet kontraktues nuk kemi kapacitete financiare të vazhdojmë me tutje me këte projekt dhe nuk kemi mundësi që te hyjm ne obligime pa sigurimin e mjeteve financiare. Autoriteti Kontraktues duke u bazuar në Ligjin për Prokurimit Publik Nr.04/L-042 si dhe Rregullorës Nr.002/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullorës Nr.001/2022 për Prokurim Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut propozon që procedura në fjalë të ANULOHET në mungesë të mjeteve buxhetore”, thuhet në vendim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer