E diel, 22 Dhjetor, 2024

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Drenas, 51-vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes

 

Portali rajoni pak me parë raportoj për një aksident të rëndë qe kishtë ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, ku si pasoj e aksidentit ishin lënduar katër persona, njëra prej tyre kishtë vdekur.

Burimet e rajonit brenda stacionit policorë kanë mësuar se gruaja qe ka vdekur është Sh.Morina 51-vjeçare nga po i njejti fshat.

Poashtu, Rajoni ka mesuar nga burimet e veta brenda stacionit policorë se ajo si pasojë e plageve të marra – ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burime e rajonit kanë treguar se të lënduareve të tjere iu është dhënë ndihma e parë në Kujdesin Emergjent – QKMF Drenas e pastaj janë dërguar me përcjellje mjekësore dhe autoambulanca në Qendren Emergjente – QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer