E hënë, 18 Nëntor, 2024

Detaje për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë, dyshohet se viktima ra nga kati i 6-të i hotelit, gjykata merr vendim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, ku një grua me nënshtetësi argjentinase ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Sipas Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi e një ndërtese ku po qëndronte së bashku me një person i cili është shtetas i Zvicrës. Por, në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari e ka hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit, viktimën 27-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të një mosmarrëveshje, kosovari E.N., nga komuna e Drenasit me shtetësi të Zvicrës po dyshohet se e ka hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit të katit të gjashtë në Fushë Kosovë shtetasen argjentinase M.K.U.

Këto detaje i ka dhënë Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin lidhur me masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të dyshuarit, në drejtim të veprës penale “vrasje”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, njofton gjykata.

“Ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer