E hënë, 18 Nëntor, 2024

Detaje të reja: 32-vjeçari nga Drenasi i dyshuar për vrasjen e argjentinases erdhi nga Zvicra për dasmën e vëllait

Mediat zvicerane po raportojnë intensivisht për rastin tragjik në Fushë Kosovë, ku një 27 vjeçare dyshohet se u vra nga një kosovar. Gjykata sot ia caktoi 32-vjeçarit nga Drenasi 30 ditë paraburgim duke e përmendur dyshimin e bazuar se ai e kishte hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli argjentinasen.

Kjo pasi ata kishin një debat të tensionuar që çoi në tragjedi.

Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, i dyshuari dhe viktima kishin udhëtuar drejt Kosovës së bashku për dasmën e vëllait të tij.

Ai kishte vetëm katër muaj që ishte me 27-vjeçaren, njofton gazeta zvicerane.

Dasma me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë, siç përshkruhet në këtë artikull familja e të dyshuarit është e shokuar nga ngjarja tragjike që ndodhi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer