E premte, 27 Shtator, 2024

Detaje të reja si ndodhi aksidenti me fatalitet, kush është shoferi që ndërroi jetë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët gjatë ditës në Lipjan.

Rajoni raportoi se aksidenti përfundoi me fatalitet për një shofer që po drejtonte një kamion.

Ndërkohë, burimet e Indeksonline kanë ndarë detaje të reja lidhur me aksidentin.

Sipa burimeve të portalit, shoferi i kamionit ishte një shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Viktima kishte ndaluar kamionin për të pyetur lidhur me drejtimet rrugore, pasi që punonte si shofer i një kompanie mallrash.

Sipas burimeve, shoferi kishte harruar kamionin në ler teksa kur ka parë që po lëvizë, ka tentuar ta ndalojë atë me duar.

Aksidenti ka ndodhur me kamionin duke përfunduar mbi trupin e viktimës, të cilës i shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer