FC Vushtrria pritet që së shpejti të bëhet me trajner të ri.
“Timonieri” nga Shqipëria, Bledar Devolli, mund të emërohet trajner i skuadrës më shumë traditë në futbollin e Kosovës, FC Vushtrrisë.
Ai pritet që ta zëvendësojë Tahir Ademin.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Lajmi.net pranë klubit vushtrrias.
Devolli e njeh mirë futbollin e Kosovës pasi që më parë ka punuar te KF Drenica dhe FC KEK-u.
Së fundmi ka qenë trajner i Luzit në Shqipëri.
FC Vushtrria garon në Ligën e Parë të Kosovës teksa pas tre ndeshjeve të zhvilluara nuk ka arritur që ta grumbullojë asnjë pikë për tu stacionuar në pozitën e parafundit në renditje.