Wednesday, April 1, 2026

Dhunë brutale ndaj gruas në Skenderaj – përfundon në spital pas goditjeve në kokë, bashkëshorti në pranga

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 31 mars në Skenderaj, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas sulmit nga bashkëshorti i saj.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Manxholli”, ku njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit për dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në të dyshuarin, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas të dhënave, viktima është goditur me grusht në pjesën e kokës dhe fytyrës, duke pësuar gjakderdhje nga hunda. Fillimisht ajo është trajtuar në QKMF në Skenderaj, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Ndërkohë, viktima është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe, me pëlqimin e saj, është strehuar te familja e saj në Skenderaj.

Sinjali mëson se më 1 prill pritet të lëshohet urdhër mbrojtës nga gjykata në favor të viktimës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer