Thursday, February 5, 2026

Dhunë në familje në Polac të Skenderajt – burri rrah bashkëshorten, përfundon në ndalim 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e 4 shkurtit në fshatin Polac të Skenderajt, ku një grua ka përfunduar për tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve nga burimet, rasti është raportuar nga djali i çiftit, i cili ka njoftuar Policinë se babai i tij kishte ushtruar dhunë ndaj nënës.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar viktimën e cila ka deklaruar se ishte rrahur nga burri i saj. Ajo është dërguar në QKMF–Skenderaj për tretman mjekësor, ku sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa djali i tyre është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa A.V është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent dhe, me pëlqimin e saj, është strehuar tek familjarët.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /GazetaSinjali

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer