E enjte, 14 Nëntor, 2024

Dhunë në një familje në Skenderaj: Burri rrah 21-vjeçaren, vjehrri dhe kunati kërcënojnë familjen e saj

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Dhunë nga bashkëshorti i saj ka përjetuar edhe një 21-vjeçare në Skenderaj, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka pohuar që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike. Bazuar në dëshminë e saj, në ngjarje janë përfshirë edhe vjehrri dhe kunati, të cilët dyshohet se kanë kanosur me fjalë familjen e viktimës.

Si rezultat i denoncimit, tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, 26-vjeçari është dërguar në mbajtje për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa babai dhe vëllai i tij do të hetohen në liri për veprën penale ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer