Thursday, August 28, 2025

Diaspora dhe banorët e fshatit Kosterc pastrojnë rrugët e fshatit (Foto)

Diaspora e fshatit Kosterc edhe një herë dëshmoi atdhedashurinë e saj. Në bashkëpunim me bashkëvendësit që jetojnë e veprojnë në vendlindje, sot u organizua një aksion i përbashkët për pastrimin e rrugës disa kilometërshe që lidh Runikun me fshatin Kosterc, shkruan rajoni.org

Ky aktivitet i tyre, është një shembull i vlerësimit të natyrës dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Organizatorët theksuan se pastrimi i mjedisit është detyrim qytetar dhe shprehje e respektit ndaj atdheut.

“Atdheu duhet dashur e respektuar edhe duke e parë të pastër e të rregulluar”, kanë thënë për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer