E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Diddy lëshon një deklaratë nga burgu pasi dosja e tij u rëndua me 120 viktima të tjera

Sean ‘Diddy’ Combs ka lëshuar një mohim të zemëruar nga burgu pasi 120 viktima të tjera të supozuara të tij dolën me pretendime për sulm seksual.

Viktimat e supozuara do të paraqesin padi të shumta duke detajuar akuzat për sulme seksuale që zgjasin mbi 25 vjet dhe përfshijnë gra dhe burra që ishin të mitur në kohën e sulmeve të raportuara.

Pas shpalljes së akuzave në Teksas, një avokat i Combs tha se interpretuesi “nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është bërë një cirk i pamatur mediatik”.

“Thënë kështu, z. Combs në mënyrë prerazi dhe kategorike mohon si të rreme dhe shpifëse çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me dikë, duke përfshirë edhe të miturit. Ai pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime”, citjet të ketë thënë avokati i Diddyt, siç raporton Daily Mail.

Ndërkaq, avokati i viktimave Tony Buzbee, tha se pret që paditë të ngrihen brenda muajit të ardhshëm, ndërsa shumica pritet të ngrihen në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Buzbee i përshkroi viktimat si 60 meshkuj dhe 60 femra, dhe se 25 ishin të mitur në kohën e sulmeve seksuale. Një nga ta pretendoi se ai ishte 9 vjeç kur u dhunua, tha Buzbee. Akuzat mbulojnë një periudhë nga viti 1991 deri në këtë vit.

“Ky lloj sulmi seksual, abuzimi seksual, shfrytëzimi seksual nuk duhet të ndodhë kurrë në Shtetet e Bashkuara apo kudo tjetër. Kjo nuk duhet të ishte lejuar kurrë të vazhdonte për kaq gjatë”, tha Buzbee në një konferencë shtypi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer