Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati janë katër të arrestuarit në operacionin e Njësisë Kundër Terrorizmit në Kaçanik mëngjesin e të premtes.
Siç raporton portali Sinjali, të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste.
Aksioni është urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra të martën e 1 prillit në Kaçanik.