E enjte, 31 Tetor, 2024

Dikur e quante ‘deputet me shurdhuese’, sot të relaksuar qeshin me njëri-tjetrin në Kuvend

Rreth dy javë pas darkës LVV-PDK, afërsia mes përfaqësuesve të dy partive është shpërfaqur edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës të premten.

Para fillimit të seancës së sotme, ku në rend të ditës ishte debati për tri vitet e qeverisjes së LVV-së, ministrja Albulena Haxhiu është përshëndetur ngrohtësisht me Abelard Tahirin e PDK-së.

Ministrja e Drejtësisë dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së janë dy prej përfaqësuesve që kanë shkëmbyer më së shumti akuza në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj legjislature.

Më parë, ministrja Haxhiu i ishte referuar disa herë Tahirit si “deputeti me shurdhuese”. Akuzat nuk kishin munguar as nga Tahiri në drejtim të Haxhiut. /Paparaci.com

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer