E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Dion Berisha pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga Shqipëria U21

Berisha 20-vjeçar është pjesë e ekipit të dytë të Bayernit, ndërsa në total për Kosovën ka luajtur edhe një ndeshje tjetër më herët, ndërsa ka edhe një gol të shënuar. Ka luajtur po ashtu edhe për Kosovën U17 dhe U16, por nga ky muaj, ai do ta përfaqësojë Shqipërinë.

Është ky largimi i radhës i lojtarëve nga grupmoshat e reja të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Në listën e selektorit Alban Bushit është edhe Enis Shabani. Për Shabanin, i cili edicionin e kaluar debutoi në Bundesligë me Mainzin dhe ka luajtur për U19 të Gjermanisë, Kosova kishte shprehur interesim. Shabani është 20-vjeçar dhe luan për ekipin e dytë të Mainzit. Ai vlerësohet shpresë e ekipit gjerman.

“Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, shkruan në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shqipëria U21 luan më 13 tetor në udhëtim te Finlanda, ndërsa katër ditë më vonë e pret Malin e Zi.

Bushi për këto ndeshje që i takojnë Grupit E kualifikues, ka ftuar 24 futbollistë, përfshirë edhe Medon Berishën e Adrion Pajazitin, të cilët në të shkuarën kanë luajtur për Kosovën U21.

Shqipëria U21 po synon kualifikikimin në Evropianin e vitit 2025 dhe pas dy ndeshjeve të luajtura deri më tani në këtë cikël eliminator, ka shënuar dy fitore. Me gjashtë pikë të mbledhura i prin grupit.

Image

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer