Disa klube nga Bundesliga gjermane e futbollit, janë duke e vëzhguar lojtarin e Kombëtarës së Kosovës, Florent Muslija, shkruan “Sky Sport”.
Paderborn dëshiron ta mbajë në ekip mesfushorin, por nuk dihet nëse ai do ta vazhdojë kontratën, që i skadon verës së ardhshme.
25 vjeçari këtë sezon, në të gjitha garat me Paderborn ka regjistruar 15 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 4 asistime.