E diel, 24 Nëntor, 2024

Disa nëna të suksesshme në familje dhe në karrierë publike

Paralelizmi mes punës dhe familjes për shumë figura publike nuk është edhe i lehtë.

Por disa zgjedhin të largohen nga profesionet për ti rritur fëmijët, e disa të tjera gjejnë kohë për të dyja njëkohësisht.

Disa nëna të suksesshme në karrierë dhe në familja janë këto:

Arbana Osmani

E Arbana është nënë e tre fëmijëve, të cilët nuk e penguan që ajo të zhvillohet dhe të ndaloj karrierën e saj.

Arbana aktualisht mbanë një balancë mjaftë të mirë mes punës dhe familjes.

Loredana

Loredana është një nga nënat më të komentuara të estradës.

Ajo pas ndarjes nga Mozziku, iu përkushtua maksimalisht edhe vajzës por duke mos e lënë anash edhe muzikën, shkruan “Kosovarja”.

Xhensila Myrtezaj

Për Xhensilën lindja e vajzës ishte çelësi në karrierën e saj artistike.
Ajo vitet e fundit është bërë një nga artistet më të kërkuara në bashkëpunime muzikore dhe në koncerte.

Xhensila kohën më të madhe e kalon me vajzën e saj Ajkën. Kujtojmë që Xhensila është në pritje të fëmijës së dytë që do të jetë djalë.

Fifi

Fifi ka pak muaj që ka marr epitetin nënë me djalin Theo Mal.

Fifi në muajt e shtatzanis pati një motiv tejet të madh, për të sjellë projekte të shumta.

Ajo edhe pas shtatzanisë publikoi projektin e ri që u pëlqye shumë nga adhuruesit e saj, shkruan “Kosovarja”.

Arjola Demiri

Arjola Demiri mund të cilësohet si heroinë për fëmijët e saj, për sakrificat që ka bërë për të arritur këtu ku është.
Ajo tani ndihet nënë me fat, dhe një aktore tejet e kërkuar në projekte filmike.

Elita Rudi

Elita Rudi është nënë e dy fëmijëve. Epiteti i nënës duket se Elitën e ka bërë edhe më të fortë.
Ajo po gjen një balancë mes familjes dhe punës si moderatore dhe influencere,shkruan “Kosovarja”.

Adrijana Musliu-Shoshi

Edhe fëmijët nuk po i ndalin gratë e suksesshme në politikë.
Adrijana Musliu Shoshi, është një nga politikanet e para që ka marrë fëmijën me veti ne mbledhje qeveritare.

Pra, çdo nënë është një heroinë jo vetëm për fëmijët e vet por edhe për gjithë vendin.

Edhe ato nëna që lënë punën për fëmijë, bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për familjet e tyre dhe sigurisht gëzojnë një respekt të madh, shkruan “Kosovarja”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer