E hënë, 25 Nëntor, 2024

Disa vajza interesohen për Ledrin – Ja si iu përgjigjet këngëtari

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur e të përfolur të estradës dhe jeta personale e tij është gjithmonë në fokus.

Për javë të tëra, flitet në medie se ai dhe Sara Hoxha mund të jenë ndarë, por që nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga ana e tyre.

Së fundmi, në festivalin South Outdor Fest ku ai mori pjesë, Ledri u pyet nga gazetarja e Top Channel nëse ishte ‘single’.

Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është single, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur.

Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën.

“Hajde le të më pyesin vet, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij.

Videoja e publikuar në rrjetin social Instagram, po bën xhiron me të madhe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer