Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte arenë e përplasjes ndërmjet kampionit të Kosovës, Ballkanit dhe gjigantit kroat të futbollit, Dinamo Zagrebit.
Dy skuadrat do të ndeshen në kuadër të grupit C të Ligës së Konferencës, përkatësisht rrethit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij kompeticioni, raporton kp
Dinamo ka tri pikë në vendin e parë në grup, kurse Ballkani është pa pikë pas humbjes nga Viktoria Plzen në ndeshjen e parë.
Trajneri i Ballkanit Ilir Daja në konferencë për media të mërkurën ka thënë se skuadra kroate është njëri nga rivalët më të fortë me të cilit Ballkani është ballafaquar deri më tani në garat evropiane.
Përkundër kësaj, ai ka shtuar se skuadra e tij nuk do ta ndryshojë aspak stilin e lojës që ka dhe se përtej respektit për kundërshtarin, ata respektojnë edhe veten e tyre.
Ndeshje zhvillohet nga ora 18:45.