E martë, 5 Nëntor, 2024

“Djali nuk ekziston në jetën e Meritonit”, ish partnerja bën thirrje: Mos e përdorni për show

Ish-bashkëshortja e Meriton Mjekiqit, Egesta u ka kërkuar të gjithë gazetarëve të mos publikohen më foto të djalit të saj, ose përndryshe do të marrë masa ligjore.

Ajo ka thënë se kujdestaria e Loarit i përket vetëm asaj dhe Meritoni nuk ekziston në jetën e tij.

“Për të gjitha portalet, gazetat dhe TV Shows, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë. Dje pashë prapë një foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin. Fytyra duhet të fshihet/censurohet. Përndryshe do të marr masa ligjore. Ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe ta përdorni për show”, ka shkruar Egesta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer