Red Bull e dominoi edhe këtë vit sportin e Formula 1, duke u shpallur kampion edhe si ekip, por edhe me garuesin e tij, Max Verstappen.
Në të vetmën garë që ky ekip nuk doli fitues, ishte ajo e xhiros së 16 në Singapor, ku triumfues ishte garuesi i Ferrarit, Carlos Sainz.
21 gara të tjera u fituan nga Max Verstappen dhe Sergio Perez, 19 nga holandezi dhe 2 nga meksikani.
Këta dy garues së bashku arritën 30 podiume dhe me garat e fituara i siguruan Red Bullit 860 pikë, duke lënë pas Mercedes me 409 pikë dhe Ferrarin me 406 pikë.