Reperi Don Xhoni është futur në Prokurorinë e Shtetit. Indeksonline ka kapur momentin.
Ndonëse nuk dihet arsyeja, ai më parë ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Ai ishte obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor. /Indeksonline/