Friday, January 9, 2026

Dorëheqje nga PDK në Gjermani, Shahin Dervishaj flet për përçarje dhe ndërhyrje

Shahin Dervishaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të PDK-së, dega Baden-Württemberg në Gjermani.

Ai thekson se ky vendim nuk lidhet me ndonjë dështim personal apo institucional, por me bindjen e tij se rotacioni dhe qasjet e reja janë të shëndetshme për çdo organizim politik.

Sipas tij, Kryesia e PDK-së vazhdimisht ka tentuar të i fajësojë për dështimin në mërgatë.

Megjithatë, Dervishaj sqaron se kjo akuzë nuk qëndron.

“Ne kemi kontribuar me përkushtim maksimal, pa asnjë interes personal, pa përfitime dhe pa kalkulime, por vetëm nga vullneti, përgjegjësia dhe dashuria për partinë”.

Ai deklaron se fajtori kryesor për rezultatin e dobët të zgjedhjeve në mërgatë ka qenë ndërhyrja direkte e individëve të caktuar, të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar përçarje të vazhdueshme.

“Këto ndërhyrje kanë dëmtuar unitetin, kanë demotivuar aktivistët dhe kanë minuar punën e sinqertë të atyre që kontribuan pa interesa personale. Përgjegjësia nuk mund të bartet tek ata që punuan, por tek ata që përçanë. Gjatë kësaj periudhe, kam ushtruar detyrën me përkushtim të plotë, integritet dhe transparencë, duke punuar në interes të partisë dhe të mërgatës sonë. Dorëheqja ime është një hap i vetëdijshëm për t’i hapur rrugë fazës së radhës së organizimit politik dhe forcimit të mëtejshëm të degës. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, shkruan ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer