Luljeta Buçinca-Zhubi, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtoreshës se Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri
Dorëheqjen ajo e ka dorëzuar në drejtori të përgjithshëm të ShSKUK-së.
Buçinca-Zhubi në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të jep dorëheqje.
“Po kam dhënë qysh dje dorëheqje me arsye angazhimit tim si infektologe e vetme regjionale”, pohoi ajo për insajderi.
Ndryshe, ditë më parë u raportua se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur konflikt interesi në rastin e drejtoreshës Buçinca-Zhubi, e cila ka punësuar djalin e dajës si depoist në Spital.
Por, ajo për Insajderin ka mohuar se dorëheqja e saj ka të bëj me këtë.
“Jo kjo ska të bëjë, sepse ajo çështje është shtjelluar në nivel adekuat”, tha ajo.