E premte, 25 Tetor, 2024

Dosja prej 101 faqesh, ngritën dyshime për dallavere në Shërbimin Gjeologjik, Rizvanolli hesht

T7 sjellë pjesën e dytë të hulumtimit në të cilin tre zyrtar të SHGJK-së dyshohet se janë përfshirë në shpërdorim të detyrës zyrtare, Luan Morina në cilësi të ushtruesit të detyrës, Ismet Shala drejtor i Gjeoinformacionit në cilësi të menaxherit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratës “Laboratori i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës” si dhe Flutra Smakiqit, zyrtare për sinjalizim e cila kishte parandaluar sinjalizimin e komisionit në drejtim të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Selamir Qerimi

Në qershor të vitit 2022, Shërbimi Gjeologjik që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë kishte hapur një tender për blerjen e pajisjeve të rrjetit sizmik dhe të gjeofizikës në vlerë mbi 212 mijë euro.

Për t’i hartuar termat e referencës, Shërbimi Gjeologjik kishte formuar edhe një ekip punues në përbërje prej, Flutura Smakiqi, Epir Qeriqi dhe Berat Sinani.

Por, në njërin prej dokumenteve në dosje prej 101 faqësh të cilin e posedon T7, theksohet se Flutura Smakiqi, zyrtare për Sinjalizim brenda këtij institucion, akuzohet nga kolegët e saj se në pozitën e zyrtares për hartimin e termave të referencave është përshirë në kurdisje të tenderit për kontratën LOT II.

Sipas dosjes, Smakiqi dyshohet se ka ndërhyrë në termat e referencës në kontratën për blerjen e pajisjeve të rrjetit sizmik dhe të gjeofizikës në vlerë mbi 212 mijë euro.

Në dokumentin prej 101 faqesh, janë të paraqitura edhe termat e referencës të dërguara për komisionin nga Flutura Smakiqi me datë: 14 mars 2022.

Siç shihet edhe në dokument, specifikat teknike të hartuara nga Flutra Smakiqi rezultojnë të jenë identike me prodhuesin “Geotech Instrument” me të cilin ka ofertuar kompania “Vitech”.

Për këto akuza, televizioni ka kërkuar sqarime nga Smakiqi, por ajo ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Megjithatë, dyshimet për dallavere në tenderët e Shërbimit Gjeologjik nuk përfundojnë këtu.

Edhe një artikull i kontratës LOT I për blerjen e Digestorit që bën nxjerrjen të avujve të acidit flourhidrik dyshohet për parregullsi.

Në këtë rast përmendet emri i Ismet Shalës, menaxheri i kontratës LOT I.

Në dokument theksohet se kjo pajisje që ka kushtuar rreth 40 mijë euro ka ardhur pa elektromotor dhe tuba ventillues, meqë komisionin nuk e kishin pranuar, kompania kishte sjellur një elektromotor dhe tuba ventilimi e ku digestori sinjalizonte sistemin e alarmit.

Për këtë shkak, ekipi për menaxhimin e projektit nuk e kishte pranuar këtë pajisje, madje, rastin e kishin denoncuar edhe në Prokurori të Shtetit.

Megjithëkëtë, në dosje thuhet se Shala i është drejtuar Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik për interpretim ligjor duke tentuar ta fsheh të vërtetën.

Ndër tjera, ai akuzohet se në mënyrë të rreme ka thënë se është bërë testimi në prezencë të komisionit dhe se ata kanë konstatuar se pajisja është funksionale gjë që dëshmohet e kundërta në dokumentin e paraqitur nga komisioni në disa raporte rreth këtij artikulli.

Madje, këta të fundit kishin bërë thirrje për aktivizim të Prokurorisë, e ku e njoftuar ka qenë edhe ministrja Artane Rizvanolli.

Në një dokument tjetër të siguruar nga T7 që mban datën 27.7.2023, me nr. Protokolli 2493, thuhet se Ismet Shala kishte bërë edhe një shkelje të radhës ku dëshmohet kurdisja e tenderit.

Ai po nga këta zyrtarë akuzohet se e kishte nënshkruar fletë-dërgesën për pranim të digestorit në vend të komisionit për pranim të mallit, gjë që shihet me nënshkrimin e tij të venë në këtë fletë-dergesë.

Për t’i vërtetuar këto pretendime, T7 i është drejtuar Arjeta Lanit, zyrtares së Logjistikës në Ministri të Ekonomisë, njëherit edhe kryesuese e komisionit për pranim të mallit në Ministri të Ekonomisë kur realizohej ky tender për ShGJK-në, por ajo ka heshtur, njejtë sikurse edhe vetë Ismet Shala.

Në një dokument tjetër shihet se për shkak të denoncimit të kolegëve të tyre, 4 sinjalizuesit u vendosën në komision disiplinor,

Edhe pse, në Ligjin për Sinjalizim ”sinjalizuesi qe raporton ose shpalos informata ne pajtim me dispozitat e ketij ligji, nuk mund te jete subjekt i pergjegjesise penale ose civile apo procedurave disiplinore”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer