Burime të rajonit kanë mësuar së profesori univeristar, Përparim Gruda, pritet të jetë kandidat i PDK’së për deputet, shkruan portali rajoni.org.
Drenicaku nga Polaci i Skenderajt, Përparim Gruda është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini.
Gruda poashtu është bashkë-autor me Prof. Enver Hasanin në librin e “Drejta Kushtetuse”.
Ai ka shërbyer si këshilltar dhe ekspert ligjor në institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare, duke ofruar ekspertizën e tij si një profesionist i dalluar në fushën e drejtësisë.