Stomatologu i njohur nga Kosova dhe udhëheqësi i klinikës “MedikaDent”, Dr. Ragip Durmishi sëbashku me Dr. armend Salihun po marrin pjesë në një nga simpoziumet më të rëndësishme ndërkombëtare të fushës së implantologjisë, të organizuar nga kompania e njohur MegaGen, në bashkëpunim me Kyungpook National University – një qendër ekselence në arsim dhe kërkim shkencor.
Kjo pjesëmarrje u bë me ftesë të RadioPharm Kosova.
Simpoziumi po mbahet në ambientet moderne të Global Plaza, në zemër të qytetit Daegu, dhe mbledh profesionistë të shquar nga e gjithë bota për të diskutuar inovacionet më të fundit në fushën e stomatologjisë dhe implantologjisë.
Gjatë vizitës në Kore, Dr. Durmishi dhe Dr. Salihu patën gjithashtu mundësinë të vizitojë selinë dhe fabrikën e kompanisë MegaGen, ku nga afër pa procesin e avancuar të prodhimit të implanteve dhe poltronave dentare me teknologji robotike të gjeneratës së fundit. Pjesëmarrësit, përfshirë edhe Dr. Durmishin dhe Dr. Salihun, u shprehën të impresionuar nga niveli i lartë i inovacionit, precizionit teknik dhe profesionalizmit që karakterizon këtë kompani lidere në botë.
Ky angazhim ndërkombëtar është një tjetër dëshmi e përkushtimit të “MedikaDent” dhe Dr. Durmishit për të sjellë në Kosovë standardet më të larta të trajtimit stomatologjik, të bazuara në teknologjinë dhe praktikat më të avancuara globale.