Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë (6)muaj.