E premte, 15 Nëntor, 2024

Drejtoresha e një shkolle akuzon rëndë pushtetin e Bedri Hamzës: Nga presioni psiqik përfundova në spital edhe abortova

Drejtoresha e shkollës fillore “Bislim Imeri” në fshatin Kçiq të madh të Mitrovicës, Ardita Brahimi, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Drita Kadriut, Drejtoreshë e Arsimit në Mitrovicë, shkruan vezhguesi.com

Ardita Brahimi-Idrizi përmes rrjetit të saj në facebook që e ka në emër të djalit të saj, Omer Idrizi (me këtë emër e ka edhe llogarinë në instagram), përmes një storje, ka bërë akuza të rënda ndaj Drita Kadriut, e cila sipas saj po tenton që t’a eliminoj nga gara për pozitën e drejtorës. Ajo gjithashtu ka pretenduar se e njëjta ka angazhuar mediat kundër saj, i ka hapur rast në polici në bashkëpunim me kundërkandidatën e saj dhe ka filluar një peticion në shkollë kundër saj, me qëllimin e vetëm që t’a largoj nga pozita që ka.

Brahimi gjithashtu akuzoi Drejtoreshën e DKA-së, se e vendosi edhe në komision disiplinor, por i njëjti vendosi në favorin e saj për shkak që është e pastër.

Por nga i gjithë ky presion, Drejtoresha e shkollës fillore “Bislim Imeri” pretendoi se i’u keqësua edhe gjendja e saj shëndetësore sepse e njëjta përfundoi në klinika mjekësore dhe fatkeqësisht nga ky presion i vazhdueshëm edhe abortoi, duke thënë që e ka dëshminë për këtë, raporton vezhguesi.com

Në fund të shkrimit të saj, ajo i’u drejtua drejtoreshës Drita Kadriut se do të shihemi në gjykatë.

Vezhguesi.com ka provuar të kontaktoj me Drita Kadriun, por e njëjta nuk ka pranuar të deklarohet.

Kujtojmë që në Mitrovicë ka pasur pakënaqësi dhe ankesa të shumta për të parën e DKA-së, Drita Kadriun. /Vezhguesi.com/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer