Monday, March 17, 2025

Drejtorët e Shkollave në Skenderaj përgëzojnë komandantin e policisë për zbatimin e planit operativ që po bëhet në qytet!

Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese dhe në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga Këshilli i prindërve dhe drejtoret e shkollave, komandantin i stacionit policorë, Muhamet Kajtazi ka prezantuar para të pranishmëve masat e sigurisë të cilat jane ndërmarrë dhe do të vazhdojnë të merren me qëllim të sigurimit të një ambienti më të sigurt për nxënësit, angazhimin e zyrtarëve policor në rroba civile në afërsi të objekteve shkollore  e gjithashtu edhe patrullime të shpeshta të njësive policore, shkruan portali rajoni.org.

Drejtoret e shkollave kanë vlerësuar pilot projektin ,,Shkollat e Sigurta” të cilët edhe  kanë falenderuar policinë për angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla.

Gjithashtu komandanti Kajtazi morri informata mbi gjendjen aktuale të sigurisë në përgjithësi, me theks të veçant në institucionet shkollore, nga ku u njoftuan nga drejtorët e shkollave./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer