Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, ka njoftuar për vijimin e punimeve në asfaltimin e një pjese të parkingut pranë qendrës tregtare në qytet. Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët e Drenasit do të kenë në dispozicion mbi 500 vende të reja parkimi publik, shkruan rajoni.org.
“Së shpejti, +500 vende të reja parkimi publike për qytetarët tanë! Më shumë hapësirë, më pak stres në qarkullim!”, ka shkruar Gllareva, duke e cilësuar këtë projekt si një lehtësim konkret për qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve.