Drejtori i Drejtorisë për infrastruktur lokale, Endrit Gllareva ka njoftuar përmes rrjetit social “facebook” së në fshatin Abri e Epërme të Drenasit është duke u realizuar projekti i rëndësisë së veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore, me ç’rast po asfaltohen 2000 metra rrugë, shkruan portali rajoni.org.
“Nga terreni i Abrisë ku po punohet në asfaltimin e segmenteve rrugore me gjatësi L=2000 m’. Vazhdojmë me punë të mira e shumë projekte të tjera infrastrukturore në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.