E enjte, 7 Nëntor, 2024

Drejtori i prokurimit në Skenderaj deklaron pasurinë, kaq para i ka në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (AKP) tash e disa ditë ka publikuar pasurinë e deklaruar të zyrtarëve të lartë të shtetit, nga Kryeministri, Presidentja, ministrat, deputetët dhe personat e tjerë me poste të larta shtetërore.

Kësaj radhe, portali “rajoni.org” do të publikojë pasurinë e drejtorit të prokurimit në Komunën e Skenderaj, të deklaruar në AKP në vitin 2024.

Në pasurinë e paluajtshme të Bejtës bënë pjesë një shtëpi 97m2 në vlerë prej 30 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar në emër të vetë. Ai ka deklaruar edhe truall në vlerë prej 14 mije eurosh dhe tokë në vlerë prej 60 mije eurosh.

Bejta ka deklaruar se posedon një veturë në emër të tij të tipit “Volkswagen”, të cilën e ka blerë në vitin 2021. Vlera e veturës është 16 mijë euro.

Bejta ka 100 euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare, kursë 700 euro i ka të kursyera djali i tij.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer