Komuna e Skenderajt ka punësuar Yllka Isufi Buliqin si arsimtare në shkollën “Vëllezërit Frashëri”, shkolle e cila ka për drejtor bashkëshortin e saj, Bekim Buliqin, shkruan portali rajoni.org.
Yllka Buliqi e Bekim Buliqi ndryshe janë edhe familjar të asamblistes së kuvendit komunal të Skenderajt, Miradije Buliqi.
Portali rajoni.org e ka siguruar vendimin nga ky konkurs, ku Isufi – Buliqi doli e para.
Ajo u punësua si arsimtare e gjeografisë dhe edukatës qytetarë.