Wednesday, December 10, 2025

Drejtori më i suksesshëm i Drenasit rizgjidhet për të udhëhequr sërish Infrastrukturën në qeverisjen Lladrovci

Endrit Gllareva ka reaguar pas konstituimit të mandatit të ri në Komunën e Drenasit, duke e uruar Kryetarin Ramiz Lladrovci për vazhdimin e udhëheqjes së komunës, shkruan rajoni.org.

Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë mandatin edhe si Drejtor i Infrastrukturës, duke e cilësuar këtë si nder dhe përgjegjësi të madhe.

Gllareva ka premtuar përkushtim të palëkundur, transparencë dhe energji të re në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Postimi:

✨ Fuqimisht përpara! ✨
Sot, me shumë krenari i uroj mandatin e ri Kryetarit z. Lladrovci, duke i dëshiruar suksese të vazhdueshme në punën dhe vizionin e tij për komunën tonë.

Gjithashtu, është nder dhe përgjegjësi e madhe që edhe unë vazhdoj mandatin si Drejtor i Infrastrukturës. Angazhimi im mbetet i palëkundur të punoj me përkushtim, transparencë dhe energji të re për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë çdo ditë.

🤝 Me bashkëpunim, punë konkrete dhe vullnet të mirë, do të çojmë përpara zhvillimin e komunës sonë.

#Përpara #Punë #Besim #Zhvillim

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer