E premte, 25 Tetor, 2024

“Drejtori po e shkel ligjin”, Rreth 20 punëtorë shëndetësorë rrezikojnë të mbesin pa punë në Drenas!

Po bëhet gati dy jave, saktësisht që nga data 23.01.2024, kur komisioni i formuar nga Ministria e Shëndetësisë kishte aprovuar ankesën e operatorit “Kosova Med” ndaj të cilit ishin ngritur një numër akuzash nga inspektorati shëndetësorë, akuza këto të hedhura poshte nga ky komision që vepron në kuadër të kësaj ministrie, raporton portali rajoni.org.

Mirëpo për kundër vendimit të këtij komisioni të formuar nga ministria e shëndetësisë, institucioni që udhehiqet nga Ismet Bogiqi nuk është duke e zbatuar.

Disa punëtor që shërbejnë në këtë projekt, në kushte anonimiteti kanë folur për redaksin e portalit rajoni.org.

Ata kanë thënë së tani ka një vendim të ministrisë së shëndetësisë megjithatë janë të brengosur që nuk po thirrën nga drejtori i QKMF’së që të rikthehen në punë, edhe pse ky i fundit kur kishte pezulluar punën e rreth 20 punëtorëve nuk u’a kishtë lëshuar një vendim të tille.

“Jemi prej 15 deri në 20 punëtor. Që katër muaj na kanë lënë pezull. Ismet Bogiqi nuk po na thirr edhe pse tani ka vendim  nga ministria e shëndetësisë, paramendo kur na ka pezullu veq gojarish na ka thënë për pezullim pa na e lëshuar ndonjë vendim”.

Tutje ai thotë së shumica prej punëtorëve i mbajnë familjet me pagat që i marrin nga ky projekt.

“Thirrën në zbatim të ligjit e shih çka bëjnë. Ismet Bogiqi duhet me jep llogari në prokurori për këtë mos-zbatim. Une për vetë e kam dertin së prej rroges që marrë nga ky projekt e mbaj familjen”.

Lidhur me rastin, portali rajoni.org ka dërguar pyetje drejtorit të QKMF’së, Ismet Bogiqi dhe drejtoreshes së shëndetësisë, Lumnije Krapi, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer pergjigjje.

Mirëpo lidhur me fatin e rreth 20 punëtorëve shëndetësorë, portali rajoni.org ka derguar pyetje edhe në adrese të kompanisë “KosovaMed”.

Nga kjo kompani deklaruan së punëtorët shëndetësorë janë staf i QKMF’së dhe së është kompetenc e QKMF’së të i largoj apo të i rikthej në punë.

“Në nuk vendosim së a largohen apo rikthehen në punë pasi që gjithëçka është në kompetencë të Komunës dhe drejtorit Ismet Bogiqit. Ne si kompani i respektojme ligjet, kontratën dhe gjitha vendimet që burojnë nga organet kompetente”, thuhet në pergjigjjen e tyre./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer